>
LETERSISHQIP

Po Gjykohem Nanë!

Çdo kush diku ndalet një ditë,
Jam ndalur edhe unë - nanë,
Dhe duan të më gjykojnë,
Me ligje që nuk i njoh.
Më kanë prangosur këmbë e duar,
Dhe më quajnë fajtor...!
Fajtor, pse të përkulem nuk di,
Fajtor, pse egzistoj...!
Gjithçka më ndaluan,
Në truallin dhe shtëpinë time,
Copëza - copëza ma bënë Shqipërinë.
Sa herë desha të shikojë, më vërbuan...
Dhe duan të më gjykojnë për fajët e tyre!
E unë prap se prap,
Jam krenar që jamë Shqiptarë.
Krenar që Shqipërinë,
E njoh për nanë!
Me shekuj ma ndaluan,
Që ti shtriej duart kah qielli...
Ti shtriej duart kah qielli im Arbëror.
Jam fajtorë nanë,
Pse kam bërë atë,
Që çdokush do e kishte bërë për atdhe.
Jam fajtor nëna ime dhe më duhet ta pranojë fajsinë,
Pse ekzistoj, pse e dua Shqipërinë.
Po gjykohem nanë,
Pse i dua gjuhë e flamur,
Pse i dua njerzit e mi...!
Nëna ime ti e di,
Se veç shpirit, nuk kam tjetër,
Dhe këtë shpirt, njëqind herë,
Do e ipja për Shqipëri.
Për fajet e tyre,
Po gjykohem nanë,
Por fundi i çdo nate,
Është një mëngjes i bardhë - NANË!