>
LETERSISHQIP

Kabra

Ai rrugëton pas një dielli dimërak
Duke shtyrë pendën e qeve përgjatë udhës të ftohtë të kuqe
Duke u thirrur atyre, me zërin që ata e njohin
Ai i drejton kafshët e tij lart mbi Kabra.1)

Zëri u tregon atyre se në shtëpi është ngrohtë
Kafshët bëjnë muu dhe muzikë të vrazhdë me thundrat e tyre
Ai i ndjell ato me një degë peme të lulëzuar që e mban përpara
Tymos avull prej ballit të tyre.

I pagdhëndur, i lidhur pas qeve
Sonte i shtriqur gjërë e gjatë pranë zjarri !
Mua më qan zemra prej rrëkesë së zezë
Për degën time të këputur!