>
LETERSISHQIP

Gjithënjerëzore

Të gjithë abonentët mungojnë. Çfarë thonë. Nga zëri i një shpirtbutësie me kthetra të kuqe që shëtit nuk ka asnjë që të përcjellë mesazhin tim.Jo, jo, jo mesazh! Doja vetëm t’u thoja…T’u thoja.T’u thoja që jam atje. Me erën. Me kohën. Me gjakun.Që jam aty i (t)rondi(t)urMe dy T si një portë kanatahapur?Shko të hapësh portën! O zot femëror me standardet e tua! Mos ndoshta një ditë në kinema të kam vendosur dorën mbi kofshë. Ti e ndjeje atë vazhdimisht, unë të dëgjoja gurgullimat e zorrëve.Dhe thosha që duhet të kalojmë andej. Gjithmonë andej!Vare, pra, Thelbin e Botës!

Thonë se tmerri dhe bukuria e botës
Rikthehen për t’u mburrur se kanë jetuar.
Curriculum i çuditshëm
Që del nga grafikat
Dhe fotot ku Klitemnestra e kapur nga beli
Do të marrë gjithmonë të njëjtën përgjigje:
Vendi tashmë është bllokuar-
Si një kanatë që tundetGjersa të shkulet.
Por duhet të shkulet ose të shkulë vetveten
Llampa mbi korridor që provon
Se nuk ka patur kurrë vend për t’u zaptuar
Në anën tjetër të natës.