>
BIOSHQIP

Jennifer Lopez: “Jam E Varur Nga Dashuria, Kam Frikë Nga Vetmia”

17-12-2014
Këngëtarja Jennifer Lopez ka pranuar se është femër e varur nga dashuria, e cila ka frikë nga vetmia.



Në një intervistë për revistën amerikane “Self”, krijuesja e hitit “Booty”, ka thënë se vitet e fundit ka mësuar të dojë më shumë vetën sepse shpesh ka gjetur një tjetër partner për të lehtësuar dhimbjen e ndarjes nga partneri i mëparshëm.



“Kur jeni e pikëlluar, ju duhet të ngushëlloni veten në shumë mënyra. Njerëzit bëjnë gjëra të ndryshme. Disa dalin dhe argëtohen, por ky nuk është stili im”, ka thënë Lopez.
“Unë gjeja ngushëllim tek dikush tjetër. Kjo quhet varësia nga dashuria, por nganjëherë frikësohem të qëndroj e vetmuar”- thotë këngëtarja.
(BalkanWeb)

Jennifer Lopez: “Jam E Varur Nga Dashuria, Kam Frikë Nga Vetmia”