>
BIOSHQIP

Pas Një Jave Publikohet “Kanga E Ashikëve” Nga Jericho

29-04-2016
Jericho më 5 maj do të sjell videoklipin e këngës “Kanga e Ashikëve”, të cilët kanë njoftuar se publikimin do ta bëjnë nëpërmjet Facebookut dhe YouTubes.

Jericho ka njoftuar se nuk ka qenë aspak i lehtë trajtimi i një teme të tillë kaq kompleks, që ka të bëjë me njërën prej eksperiencave shpirtërore më interesante të njerëzimit, përkatësisht ky udhëtim ka zënë vend edhe në trojet tona duke u bërë pjesë e traditës sonë, ndërsa është gërshetuar me formën më burimore dhe më origjinale në mesin e traditave të shqiptarëve.

Po ashtu ata kanë theksuar se kjo këngë vjen me një tekst dhe kompozim origjinal.

Kurse ky videoklip është xhiruar në Grykën e lumit të Drinit të Bardhë dhe në Gjakovë.
(Telegrafi)

Pas Një Jave Publikohet “Kanga E Ashikëve” Nga Jericho