>
BIOSHQIP

Jericho, Koncert Ne Tirane

15-05-2012
Rock grupi i njohur kosovar "Jericho" do të mbajë koncert në kryeqytetin shqiptar. Arena "Tirana Ekspres" do të jetë nikoqire e katërshes nga Prishtina, në koncertin që do të mbahet mbrëmjen e së premtes. Pesëmbëdhjetë këngë, që do të shtrihen në rreth 75 minuta performansë pandërprerë, është menyja me të cilën "Jericho" do të udhëtojë për në Tiranë. Për "Jerichon" është hera e parë që mban koncert në kryeqytetin shqiptar, ani pse grupi atje ka pasur disa paraqitje. "Nuk mund të mohoj faktin që kemi një lidhje pak më emocionale të performojmë në vendet ku flitet gjuha shqipe", ka thënë lideri i grupit, Petrit Çarkaxhiu. "Me shumë kënaqësi kemi pritur ftesën për të performuar në Tiranë", ka shtuar ai. Por Çarkaxhiu nuk ka folur për atë që pret nga publiku në Shqipëri. "Nuk është se mund të themnëse do të mbushim sallën. Por po shoh që ka mjaft interesim për koncertin tonë atje. Te shohim, jemi shumë kureshtarë", ka thënë rokeri.
(Koha)

Jericho, Koncert Ne Tirane