Jeronim De Rada Poezi
Jeronim De Rada

Tema: Poezi Për Personalitete


Skenderbeu

Kembanat mbreme kumbonin zi
per tere brigjet se heroi vdiq
dhe ja neper altare us shuan qirinjet
veq drita e vatres ndriqoi shtepite,
ne enderr e pane ate trimi dhe vasha
dhe pleqte dhe te gjithe luftetaret,
te gjithe ishin bere mosperfilles
ndaj tokes se mbjelle me peme dhe henes.

Medet! Nga dheu s'ngrihej me ai.
Ne fushim veq qadra e tij mungon.
Po pse valle kur dielli u shua
ne mal vajtuan se kishin humbur rrugen,
per ne shtepi ne token e erresuar
dhe vete dielli mbeti pa vajtim?

- Poezi nga Jeronim De Rada



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 1