>
BIOSHQIP

Tirana Ndizet Nga Jessie J

30-11-2014
Jessie J, këngëtarja e famshme britanike ndez Tiranën me performëncën e saj në skenën e ngritur në Sheshin Nënë Tereza, duke përmbyllur kështu më së miri festimet për 70 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë dhe duke i lënë vendin “Natës së Bardhë”.

E veshur me të zeza, me flokë gjysmë të kapura e një buzëqeshje elektrizuese, britanikja ka bërë mijra shqiptarë të dridhen para zërit të saj.

Koncerti që ka nisur që prej orës 20:00 ka mbledhur mijëra qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, që megjjithë shiun që ka rënë sonte në kryeqytet nuk kanë hezituar të jenë në Sheshin “Nënë Tereza”.



Fillimisht atmosfera është ndezur nga këngëtarët shqiptarë si Alban Skënderaj apo Elahaida Dani, që kanë kënduar hitet e tyre më të njohura.
Më pas skenën e ka pushtuar këngëtarja me famë botërore Jessie J. e cila vjen për herë të parë në Shqipëri

Me hitet e saj të famshme dhe lëvizjet e kordinuara ajo ka elektrizuar skenën dhe ka ndezur qindra telefonë, të cilët regjistronin live të gjithë performancën.

Jessie J nuk nguroi të falenderojë të gjithë ata që ishin në shesh për të ‘Celebruar këtë 70-vjetor të rëndësishëm të Çlirimit’, siç tha ajo, para një performance.
(BalkanWeb)

Tirana Ndizet Nga Jessie J