>
BIOSHQIP

Jeta Faqolli: “Tregu Muzikor Po Funksionon Mjaft Mirë Sot”

06-02-2015
Jeta Faqolli, këngëtarja e njour ndonëse kohëve të fundit pak e tërhequr nga muzika ka vendosur të rrëfejë për teksteshqip.com disa nga projektet e saja më të reja. Gjatë muajit dhjetor ajo publikoi videoklipin "Party grl" i cili u pëlqye mjaft shumë nga publiku dhe u mirëprit ashti si të gjitha këngët e jetës. Në vazhdim Jeta na flet më shumë rreth këtyre projekteve...

TeksteShqip: Jeta, keni qenë jo shumë aktive kohëve të fundit në muzikë, edhe pse para 1 muaji pulikuat videoklipin tuaj më të ri "Party girl". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Jeta: Nuk kam qenë aktive me këngë të re por aktive kam qenë nëpër evente të ndryshme dhe mbrëmje muzikore. Mendova që ishte momenti i duhur të sillja natën e vitit të ri këngën dhe videon e re që kam punuar prej shumë muajsh, ndaj dhe solla "Party Girl".



TeksteShqip: Kush janë bashkpunëtorët e tu me të cilët ke realizuar këngën?

Jeta: Muzika është realizuar nga Alandi, njëri nga djemtë grupit rumun që kam pasur një bashkepunim me ata para 4 vitesh "Deep Sistem" quheshin dhe kënga e parë ka qenë "It's time", kurse teksti është shkruar nga Olti Curri.

TeksteShqip: Cili do të jetë projekti i rradhës nga ju?

Jeta: S'më pëlqen të flas konkretisht për çfarë, por është diçka e shpejtë që do mundohem ta sjell për publikun dhe sigurisht bashkëpunim.

TeksteShqip: A angazhoheni me koncerte?

Jeta: Patjeter që po, sa herë që kam oferta.



TeksteShqip: Jeta, dimë që jetoni në Tiranë, merreni me gjë tjetër përveç muzikës?

Jeta: Po, unë jetoj në Tiranë dhe për momentin jam përkushtuar vetëm muzikës.

TeksteShqip: Çfarë mendimi keni për tregun e muzikës sot?

Jeta: Shumë mirë, tregu muzikor ka prurje shumë të mirë të këngëve dhe këngëtarëve të paktën flas për këngëtarët që janë në show biz.

TeksteShqip: Po jeta private? Jeni "Single"?

Jeta: Po, akom jam single.



TeksteShqip: Jeta ishte mjaft aktive dikur në festivale, do paraqiteni sërish?

Jeta: Patjeter që po, do të jem aktive këtë vit në dy festivale.

TeksteShqip: Po ndonjë album do ta kemi nga ju në të ardhmen?

Jeta: Jo dhe spo punoj special sepse s'ka më interes askush për albume dhe s'kanë më fitim por kur të bëhen mbi dhjetë këngë do ta bëj një përmbledhje të jetë për tua shpërndarë njerëzve të afërt.



TeksteShqip: Jeta faleminderit që ishe pjesë e intervistës, për fund dëshiron të shtosh diçka:

Jeta: Ishte kënaqësi e imja, për lexuesit ju uroj sa më shumë shëndet dhe para.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Jeta Faqolli: “Tregu Muzikor Po Funksionon Mjaft Mirë Sot”