>
LETERSISHQIP

Mbaje Veten Në Kohë

Nëse je aty
fati të vjen, të troket në derë
çka t’i kërkon nga vetja,
të shikon deri ku të mbërrin mundësia

nëse mungon, dije se ke humbur
në vetveten, se nuk e ke më atë që do

rrugëtime të tilla bën kur s’ke
çuar pak vete te fati
e Botën s’e njeh fare,
as bota s’të përfill

nëse je këtu
koha të vjen, të troket në dritare
zgjohu nga vetvetja,
bëhu edhe ti pak kohanik
dhe mbaje veten në kohë