>
LETERSISHQIP

Atdheu Im Ka Një Zakon Të Keq

Në fakt
Atdheu është sublime
dhe nuk ka hije me i fol rëndë,
bile as të këqijat mos me ia sha
thjeshtë,
është mire me e durua deri n’pikën e fundit
ose mos me ba za

Ama, sapo dua
t’ia nis me dashtë edhe më shumë
kohët e atdheut nuk po kanë kohë,
as për këngët e mia
as për ritet e veta të jetesës.
Në darsmen e lirisë, Atdheu po i harron
krushqit, po i ngatërron kuptimet.

Atdheu është sublim
dhe vërtetë nuk ka hije me i fol
rëndë, ama
për qe s’e ka një zakon të zi,
e ka,
saherë dashuria ngjitet majave të mundësive,
kuptimi e harron autorin.
Autorë pastaj po thuhet të jenë
çkuptimësuesit e lirisë.

E nëse Atdheut s’i rritet
kuptimi ndër breza
dhe nuk i kthjellet mendja e këtij populli,
për çka mbetet ëndërrimi
Atdheu ka ka një zakon të keq,
zakonisht i harro mbamenjdet.