>
LETERSISHQIP

U Ula Në Fillim Të Vetëvetës

Në kujtesën time
u ula
dhe prita e prita
gjerë sa të gjitha përfundimet
i nisa nga fillimi.

E vërteta fashiti ëndrrat, derisa
kuptimi e hupi kuptimin e vet,
koha tha se u përkiste kohanikëve të djallit.
kësi soji besimi u konvertua në pabesim,
një ligate kohe u dha forcën të ligave
shpresa dhe dëshira u shndërruan në iluzion,
koha paska qenë e tyre, e vërteta e pavërtetë,
fjala heshtje.
dhe jam unë që u zgjova
nga kujtesa ime
e fjetur në kujtesën tuaj
të rizgjuar.

Shikoj
grimcat e hapave të kohës, që grimcon
të ardhmen
mbështeta durimin
në lëvoren e kohës përdalë
mas vetes ma nuk shkohet
duhet t’i dal përpara.

Pushova
deri u lodhen të pamenduarat
e stinëve që po ikin një mbas një
derisa të çlodhet pushimi
zgjohemi pastaj.
U zgjua nga krevati i vet
vjeshta e një nate të vonë, me hënë.
vërshuan mendime për të nesërmen
dëshira u bë det dashurie,
notuam bashkë deri në ekstazë

Tani, pres e përcjell ngjarje
që ngjajnë në at uljen
në fillim të vetvetes
por fjetjet nuk rrinë më zgjuar
si at natë.
Kopenhage, Danimarkë 12 Korrik 1015