>
LETERSISHQIP

Paralojë Me Pesë Variante

Dikush din të flas e dikush të dëgjoj
krejt të tjerët janë shikues,
ose nuk presin të hyjnë në lojë

fjalëtari i ndez të thënat
i thotë të qen e të paqena
dhe vazhdon prej fjalës në fjalë
të bëjë të folur mendjen e tij

gjithnjë ec drejt qëllimit të vet
teksa pret e përcjell heshtjet
dëgjimeve t’ua mbyll shikimet

pikësëpari, dëgjimi e ka at gjuhën e vet
thonë të zgjuarit
që s’kishin kohë për fjalë
ja vlen t’i japësh marrjet
para se të nisesh dika
merr me vete cakun
në do të mbërrish me kohë

dhe me heshtje mundi
të gjitha fjalët
në fjali, tanë të pa thënat
thjeshtë ji pak me kohën, pak me vetveten

e për ata që nuk luajnë
paraloja s’është gjë tjetër
veçse një praktikë teorish
se e para është shkuarja apo ardhja

Bratisllave, 20 Qershor 2017.