>
LETERSISHQIP

Loja E Paluajtur

Koha do të vij
atëherë, kur të jesh gati
të mbërrish vetveten në maje
hapja derën, mbrëmjen prite përgatitur
se, kush do ta pret mirëseardhjen
e tjetrit,
Ti apo Unë

dhe thuaj, bëhu gati. Nisu
ka me të pëlqye durimi yt i kuptueshëm
jepi kohë, jepi dashuri, jepja tërë vetën tënde
tjetrit që ka frikë të epet ty

të gjitha rregullat e lojës, respekto
për lojën, që ty të njeh përmes riteve
shkruaj ngjarjet e paardhura,
fotografoje heshtjen
dhe zhduki dukjet e dëlirit
thuaje të vërtetën
dhe shpejtë shko,
ulu në pritjen tënde, më prit,
po vij,
po vij ta luajmë lojën.
Prishtinë, 20 shkurt 2020