>
LETERSISHQIP

Unë Banoj Në Ketë Pranverë

Do doja një pranverë tjetër
por ja që banoj në ketë Pranverë
siç banojnë muajt e ditët
Prilli e Maji, dhe disa ditë Marsi e Qershori
sepse nuk kanë tjetër shtëpi

pranvera është e mirë, ama kur nuk ka pandemi

shtëpia ime – panverë e sivjetme
ku po banojmë të gjithë, sikur Unë
me ID karta të përkohshme
si për të huaj
dhe e di mirë, se mund të na
kthesh, andej nga s’kemi ardhur

dëshmitarët, më binden se ti pranverë
shtëpinë e ke në përkohësi
prandaj
gjërat, mbase mund të jenë edhe asgjë

jeta dhe vdekja kështu bashkëjetojnë.

Rugovë me 5 prill 2020.