>
LETERSISHQIP

Mendja

Herë më shkon atje, te ti
herë më kthehesh këtu te unë,
duke menduar për ty,
si t’ia çelë rrugët ngjarjes
me ndodhë sot,
nesër, pasnesër,
sa here të mundet koha
me të pas në vëmendje,
me më pas në fjalimin tënd
të heshtur

do t’i lë pritjet gati
e fjalët vepra, kurdoherë aty i ke
ti po deshe harroje vetën
harresa ime
mendimet
herë shkojnë në Atdhe
e here vijnë këtu te ti
Evropiania ime, në Budapest.

Dhe dua ta dish
se emrin vetës ja kam vënë Kohë
vetëm e vetëm
që të takoj ty
e ti kur të kesh kohë
më ke aty pranë
loja nis pas pak.
Budapest, 26 shtator 2019