>
LETERSISHQIP

Dua Me U Hidhërua Pak Me Ty

Dua me i shkurtua mendimet e gjata
me i përzënë ëndrrat e bukura
thjeshtë
po dua pak m’u largua me ty

e padukshme në horizont
të shfaqet ardhmëria, vend
pse nuk ia bën pak vend vetës
në të nesërmen
si s’po dëgjon
po dua pak
m’u hidhërua me ty

të pata krijuar perfekt
prej ëndërrimeve,
e dashuri s’mujta kurrë
m’u ngi me ty
Atdhe
nuk mendoj më
si atëherë kur isha më i ri

Atdheu është sublim
dhe nuk ka hije me i fol rëndë,
por, kur nuk ke ç’i bësh kohës,
puna më e mirë është të largohesh pak
prandaj po të rikrijoj në mendime Atdhe
ashtu siç je.

Shkup, Shkurt 2018.