>
LETERSISHQIP

Në Cilin Stacion Zbret Fati

Sipas dijes që kemi
secili e mbyllë vetën në gjithësi
ku ta varim të shkuarën
në cilën të ardhme
në kujtesë, apo në mua dhe ty
që po bëhemi e shkuar.

Kurrë s’mund ta gjesh një vetvete
trime, bashkudhëtarja ime
poqë se nuk të udhëheq zemra
para se të bësh ndonjë sakrilegj
ligjin e bënë mendja.

Sipas ligjeve që i njohim
sekush dashuron brenda mundësive
kur ka mundësi me u bë dashuri,
në cilin stacion zbret fati
të emri i njeriut, apo aty ku ka
mundësi.

Asnjëherë nuk i përket poezisë
ti vargu im i dëlirë
nëse shkruhesh me etikë,
pa e thënë mendimin troç, nudo
lojën e bëjnë trupat tone.

Sipas fuqisë që kemi,
sekush mbërri tek vetvetja
nëse kemi sado pak vete në
vetveten tone.

Bruksel me 13 Korrik 2019.