>
LETERSISHQIP

Jeta Në Harrim

Më shpërfill qëllimshëm
jeta n’Atdhe
duke u ngjitur përpjetë
viteve të mia, në liri,
egërsisht, harrimi më mbështjellë
arratiset e vërteta
bëhem dritë e shkymbur në ballin
tim,
në sytë e kohës së tjetër-kujt
jetoj në harrim

herët, më e dukshme ishte dita
gjurmëve të mia thoshte ankimi
me vakt i përcolla shpresat
i përzura iluzionet
të gjitha mendimet
që banojnë në mua
me kujdes
i palova në një skaj të kohës
me i rilexua
pasi të ketë shkuar harrimi
e jeta pasi të jetë kthye
në kuptim.