>
LETERSISHQIP

Kështu Deshi Ajo Një Natë

Deshi me zbrit shkronjave teposhtë
me i kapërcye fjalët e mia
e me u bë varg në poezi

e shpërfilli mënyrën
që çon ngjarjen deri të pika
në ritet e besimit në triumf
para këmbëve të durimit ra

më nxjerr nga poezia
tha: jam ngushtë këtu
mes pikave e presjeve

more, shkrimi është i gjallë
më le të eci nëpër të
të mbërrijë deri në fund
në fund je ti

dhe ngjitem pastaj
bashkë deri te zjarri
aty ku po digjem për ty.
Split, Kroaci 1 Mars 2017