>
LETERSISHQIP

Prejardhja E Guximit

Nuk e di, nëse e solli dikush
prej së largu
apo këtu diku paska qenë, prej moti
në thellësi të kohës
tash e sa kohë
po gërmon dëshira

e sonte, një doze guximi në mua
ligjëron
më vjen ta them mendimin troç
të kapërcej vetën
të mbërrijë të këmbët tua
këmbë të nisemi, bashkë
ardhmërisë

mirëpo Unë,
zakonisht Unë frikësohem
prej largësive
i afrohem vetës dhe e bindi
se nuk guxoj m’u frikësua
prej guximit

herët sonte
guximi ma përpiu heshtjen
dhe si ushtarë triumfues
marshoi mendjen time
me dha pak dëshirë
dashurie,
pak besim në shpresa
dhe ashtu bëri e tha fjalën:
Më prit se po vij.
Salsburg, Austri. 6 Mars 2017