>
LETERSISHQIP

Më E Vështirë Jeta Në Luftë Apo Në Pandemi

Kur ishte rrezik,
sa jeta kushtonte një
euro
dhe jetën tënde e kishte
në dorë sa trimi e i ligu
kemi jetuar me vdekjen në trup

tanimë, kur kohë pandemie
është, dhe jemi mbyllur
në vetën tone
nuk guxojmë me prekë
gjë
bash asgjë ma
edhe jeta duket sikur vdekje.

Prishtinë 17 Prill 2020.