>
LETERSISHQIP

Si Të Dukem Më Ndryshe

Ndonjë herë më pëlqen të mos jem
ky që jam
si tjetër kush të dukem
ta zëmë, si ai që di të notoj
nëpër kohë të ndryshme
e ta jetoj më mire jetën
të dukem ashtu disi
si gjysmë ëndërr, si gjysmë
realitet
ta shoh hijen time
të vijëzuar në rrëfime
ose së paku
ta di si është me u gjind
në një tjetër
dukje

tek e fundit
ky që jam, në ketë kohë,
fare s’është me rendësi kush je
por si dukesh:
përditë e më shumë duket
e vërteta e padukur,
e të pavërtetat po duken

edhe jeta duket si në filma,
varet, vetëm cilin rol ke
banor i çuditshëm je
e thëna dhe e bëra
nuk mendojnë njësoj,
ndoshta
as si e thëna
as si e bëra
nuk duhet dukur

por
sikur secili të duket ndryshe
kush do të duket
si unë. Si vetja

njeriu mendon
se dukjet më të mira
janë vetvetja në lole të tjetër
kujt
ose, ose dikush tjetër
hynë në ty
dhe të luan më mire
thjeshtë
tema anatemohet

i plotësova vetës dëshirën
dhe rastësisht u bëra
personazhi i këtij rrëfimi
dhe nisa ta rrëfej
kohën
nëpër të cilën erdhe
e shkove
ti jeta ime në përkohësi

më e madhe më doli hija
në rol
apo vetën time të plotë
nuk e di
ai edhe vetja m’u duk
tjetër
prandaj po kthehem serish
aty ku kam qenë
ai që isha.