>
BIOSHQIP
Biografia
Ka lindur në vitet '60 në Tetovë të Iliridës. Studimet mbetën të pakryera për shkaqe ekonomike dhe largohet drejt Suedisë në vitet '80.

Atje fillon të merret me Hard rock dhe së bashku me suedezë, krijon grupet "Scare Crow" dhe "Area 51", grupe këto të njohura në jug të Suedisë.

Pas martesës, var në mur kitarën për disa vite me radhë për t'iu përgjigjur obligimeve familjare.
Tashmë fëmijët janë rritur, koha e tij e lirë është më e madhe dhe vjen sërish momenti për tu marrë me muzikë.

Nga rjedh emri Jimmyrockf?
Pasi qe kam studjuar ne Leskovc drejtimi, inzhinjer tekstili dhe u bera absolvent, kohen e kam kaluar me nje gitar akustike. Ne fillim filluan shoket me be shaka me mua, duke then: shiqo ky me kitare, jimmi hendrixi. Pas nje kohe filluan me me thir jimmi, e pranova se spata naj rugdalje tjeter,kjo ndodhi 1982.
Kur u shperngula ne Suedi, emrin e kisha te gatshem, Jimmy, dhe me ate u prezentohesha. Ndersa emrin tim origjinal gati asnjeher nuk e kam ndegju prej tjerve.

Tash emrin e perdori, emri artistik Jimmy, edhe rock per shkak zhanrit muzikor dhe germa F, qe esht germa e par e mbiemrit tim.
Videot nuk ikam te avansuara dhe se kam mendjen as 10 euro me shti per ato, por muzika dhe tekstet jan me te vlefshme per mua. Komercializmi nuk me intereson por kenaqsija prej anes suaj qe i pelqeni dhe i ndegjoni interpretimet e mija, ajo esht pasurija ime me e madhe, gezimi im shpirteror.
Ju deshiroj shendet dhe ndegjim te kendshem, dhe shum falemderit faqes ALBANiAN ROCK MUSIC me tekste shqip qe ekziston dhe na pasuron muziken me lloj lloj zhanre muzikore.
falemderit te gjithve me respekt prej meje
Jimmyrockf

Më datë 20 Tetor 2018, Jimmy Rock F publikon videoklipin "Pa Fund".

Me daten 09 shkurt 2019 jimmyrockf publikon 2 video. Pyes per ty, dhe Fluturoj dallendyshja ne bostane.

Në vitin 2024, Jimmyrockf publikon albumin "Ceren, Tenece E Zeze".