>
LETERSISHQIP

Mbreti I Tules

Deri n`deke besnik ke s`thohet
Ishte n`Tule `j padisha,
Vdiq e dashtna mbas do kohet
E`j got` arit shej i la.

Sa at gote arit gja nuk donte
E gjithmone me tene piu;
Por ka j`lot per faqe i shkonte
Gjith` sa here pinte fatziu.

Kur pa vendin tue mbarue
Njehe qytetet, e gjithcka
Trashigimtarit i la shkrue,
Por putirin nuk ia la.

N`ndeje t`parve, n`buze te detit
Gjith` parsin n`nji gost` e thrret;
Ulet n`gost` e ka rreth vedit
Mbledhun bashke parsin` e vet.

E t`ksaj t`kandshmes jete deshirin
Piu ma t`mbramin e lumnoj
Pijsi plak, mandej putirin
Nder val` t`detit e flakroj.

Tuj u zhyt` e pa n`fund t`zallit,
Tuj kercye nalt, tuj hupe me turr;
E n`at cas i rane prej ballit
Fikun syt` e s`piu ma kurr!