>
LETERSISHQIP

Amadisi I Ri

Kur isha cun camarrok
Me mbyllen, per dreq,
Dhe me shkuan shume mot
Si ne cark, sa keq,
Pa gezim, plot lot!

Larg s’me ndejte ti aspak,
O moj fantazi!
Isha si hero plot fat,
Si princ i madh Pipi
Boten brodha qark!

Dhe keshtjella ngrita lart,
I shemba perdhe.
Vrava spirja e lugat
Ne vrull e hare,
Me c’guxim, c’inat!

Dhe princeshen — peshk, perri,
Munda ta shpetoj,
Ne tryezen plot stoli
Bujarisht me ftoi.
Oh, c’kenaqesi!

Mjalte puthjet qe me dha,
Vere si rubin!
Ah, e desha sa me s’ka,
Dielli plot shkelqim
Derdhej drejt prej saj!

Kush ma mori, c’tinezar!
Si nuk e pengoi,
Lidhje e shpiritit ndezur zjarr?
Thomeni nga shkoi?
C’rruge, pra, te marr?