>
LETERSISHQIP

Te Damunit

Len qe syt` t`thone lamtumire
Mbasi goja s`ka guxim!
Ah, durimi asht i veshtire
E un` prap sot thirrem trim.

Ma e keqe kohe mos qofte!…
Qe dhe goja m`asht e pite;…
Der e puthna asht e ftohte…
Dora yte asht e ngrite

Sa perpara m`knaqte shqim
Nji e puthun dhane me te shpejte!
Sa n`mars vjollcat t`gjith` blerim
Ne na ndezshin zemrat krejt!

Por mbas tashit, si i mjere,
Lule s`mbledhi ma per ty!
Ndonse pra njitash asht vere,
Vjeshte me duket mue nder sy!