>
BIOSHQIP
Biografia
John Felix Anthony Cena është një mundës profesionist dhe aktor. Ai për momentin është pjestar i WWE. Cena filloi karrierën e tij profesioniste në mundje në 1999 me Ultimate Pro Wrestling, ku ai majti UPW Heavyweight Championship [6]. Në 2001, Cena firmosi një kontratë zhvillimi me World Wrestling Federation (WWF, më vonë me emër WWE). Cena debutoi në sektorin kryesor të WWE më 27 Qershor 2002, dhe që nga ajo ditë, ai ka fituar 21 tituj në total, përfshirë 13 tituj kampion bote, pasi ka fituar 11 herë WWE Champion (rekord) dhe 3 herë World Heavyweight Champion, një rekord që ndahet me Triple H. Gjithashtu John Cena ka fituar edhe 3 herë WWE United States Champion dhe 4 herë Tag Team Champion. John Cena ka fituar edhe 2 Royal Roumble (2008 dhe 2013) dhe 2012 Money in the Bank për titullin e WWE. John Cena ka fituar 3 herë Slammy Award (2009, 2010 dhe 2012) për superstarin më të mirë të WWE. John Cena është superstari i katërt që ka mbajtur më shumë titullin e WWE. Ai është i vetmi superstar sëbashku me Damien Sandow që ka fituar Money in the Bank po ka dështuar në fitimin e titullit. Jashtë WWE, John Cena ka krijuar këngen You Can't See Me (Ti nuk mund të më shikosh mua) që e përdor edhe në WWE. John Cena është edhe një aktor i mirë me disa filma të luajtur si: The Marine (2006), 12 Rounds (2009), dhe Legendary (2010). John Cena ka marrë pjesë edhe në televizione si: Manhunt, Deal or No Deal, MADtv, Saturday Night Live, Punk'd, dhe Psych. John Cena ka marrë pjesë në shumë reklama, dhe shpesh i viziton të sëmurët nga kanceri. Gjithashtu Cena ka një respekt të veçantë për ushtarët e Shteteve të Bashkuara.