>
BIOSHQIP
Biografia
Jon Shala, një djalosh i ri premtues nga Prishtina, ka publikuar këngën e tij të parë të cilën ka titulluar “Sun m'Nalin”.

Ai është vetëm 17 vjeç dhe shumë ambicioz, ndërsa me zërin e tij karakteristik shpreson të arrijë suksese në muzikën shqiptare.

Joni është vetë autori i tekstit të këngës së parë të tij, ndërsa për muzikën është përkujdesur: STR8 FiYA dhe Realsound Studio (Egzon Asllani).

Artisti i ri ka premtuar se ku është vetëm fillimi. Joni së shpejti do të publikojë edhe këngë të tjera për të cilat është duke punuar.

Më datë 9 Maj 2019, Jon Shala publikon videoklipin "Fore". Teksti i këngës u shkrua nga Jon Shala, ndërsa orkestrimi u punua nga Big Deal Records. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 7 Korrik 2019, Jon Shala publikon videoklipin "Ti Vet Je Hit". Teksti i këngës u shkrua nga Jon Shala.

Më datë 22 Nëntor 2019, Jon Shala publikon videoklipin "Qysh Dush".