>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo është me origjinë nga Tropoja dhe pjesë e etiketës "Bulza Entertainment". Jona është studente në Fakultetin e Ekonomisë, ku studion për manaxhim biznesi. Ajo është vajza e vetme, nga tri fëmijë. Familja e mbështet në rrugën që ka zgjedhur. Ka vite që është lidhur ngushtë me muzikën dhe nuk e quan ditën të plotësuar nëse nuk këndon. Ka qënë pjesë e një grupi të quajtur ‘Who gives a funk?’, i cili është shkrirë. Tashmë po performon si soliste në bare të ndryshme të kryeqytetit. Jona është gjithashtu instrumentiste, luan në kitarrë dhe piano. Përveç pjesës muzikore, Jona është një natyrë sportive, e cila nuk ngurron të provojë dhe sportet më ekstreme.

Në vitin 2017, Jona Pepkolaj merr pjesë në The Voice of Albania 6.

Më datë 24 Shkurt 2018, Jona Pepkolaj publikon videoklipin "Eyes". Muzika e këngës u punua nga vetë Jona Pepkolaj.