>
LETERSISHQIP

Gruaja

Një siluetë mbinatyrore shkeli tokën e brisht,
Fuqi e pa matur,
Ku në gjirin e saj fshihej ilaç i dashurisë.

Nga këmbët e saja përvec hapave në dheun e paraisës,
Krijonte gjurmë madhështie si ndonjë pikturë e renesancës.

Me qumshitin e gjirit të saj,
ëmbëlsova gërvishtjet ne aortë,
një ujvarë modestie derdhej e kalonte nëpër trupin që ishte gdhendur nga ëngjëj.

Në krevatin e shoqërisë kokën poshtë nuk e mbante,
Të linte shije të trëndafilit kur buzët ti ngjite në faqe,

Ta dashuroje ishte e bukur, mirpo të fute në mëkate
Ajo zemrër e brisht një lodhje të ngarkuar mbante.

Mbulesa e jorganit bukur mbi gishtërinjt rrëshqite,
Me zërin e saj siguroja natën e frikshme.

Pikat në faqe po ja lidhe,
I bën vetes mallkim,
Gruaja do të jetë e vetmja qënie më e bukur se çdo perëndim.