>
LETERSISHQIP

Buçitje

Dimri m'i vrau lulet e saksisë.
Kështu i vret, kur egër shfaqet.
Ç'ti dhuroj për Festë Kasianisë,
Se breshëri i trembi manushaqet.

Le të shkojë një Tetë mars pa lule.
Të tjerat që ikën, s'na lanë kujtime
Tani mosha kërkon më tepër pekule,
Fjalë të ngrohta e ledhatime...

Sot më vinë urimet në telefon
Bijat - nëna urojnë mamanë.
Shpiri i saj hareshëm gufon
Shpiri im buçet si kambanë .