>
LETERSISHQIP

Graxhdi I Ëndërrave Të Mia

Gati njëzet vite prej jush i larguar
O nxënës, o shkolla, ç'më zhuriti malli !
Dhe në vendin tim ndihem i mërguar;
Ndaj nxënës kolegë në ëndrra më dalin...

Vijn', ikin 7 Marse, stepur te ekrani
Jo më si njëherë, por si pensionist.
Përhumb në vegime, me syt' nga tavani
I vdekur përndjehem, s'na ka kush në listë.

Dikur çdo 7 Mars merrte hov nderimi
Koleg' pensionistë mbanin derën hapur.
Si limon i shtrydhur na kaplon trishtimi
Shishe e sosur vere ...tashmë të tejflakur...

Nxënës e kolegë, ju të shtrenjtat shkolla,
Më mungoni shumë, mungon gjallëria.
Mungon kënga, vallja; për to më zë kolla;
U sodis si grazhd...i ëndrrave të mia...!

Me ëndrra ushqehem, kështu erdhi koha.
Me to "kapardisem",
Mbaj veten me dritë.
Po uroj kolegët
Nxënësit në shkolla:
Ja, Gëzuar Festën !
Rrofshin dituritë !