>
LETERSISHQIP

Në Klasë

Ti bën sikur sheh në tabelën e zezë,
Në fakt me bisht të syrit më sheh mua,
Bën sikur dëgjon, ç'thuhet për shkencën,
por ...gjetkë përhidhen mendimet e tua...

Mësimi vijon e ti sikur s'vë merak,
Ul kryet e gjoja lexon në libër,
Une i gjori cdo lëvizje tënden e kap
Dhe vargje derdh mbi letrën e virgjër...