>
LETERSISHQIP

Vëllazëria

Ne jemi mali -ndarë në vargmale.
Tre majat e një mali:
Ndërtuar në barkun e një nëne
Na ndau koha,
Na ndau mosha.
Secili mban mbi supe :
Peshë hallesh,
Peshë malli...

Ngado që të shkojmë,
sidoqë të jemi ne,
kemi një themel,
një gjak që të tre...