>
LETERSISHQIP

Në Vegime

Vëzhgoj në zheg mbi xhavorrishte
si fërfëllin një fllad i lehtë.
Më sjell afsh këngësh zagorishte
Tejet luginën sodis qetë.
Për çthem... nuk janë veç vegime;
Sa vite kam pa e parë me sy
Veç malli më çon në vendlindje.

Ma sjell përsysh si në sini...