>
LETERSISHQIP

Gradimi

(Urimore mbesës sonë të dashur, Ana)

Ne, gjyshërit (nga mamaja)
po të mbbajmë si aureolë
kryesipër...
dhe përherë urojmë
mbarësi për ty.
moj e dashur mbesë!
Kemi dëshirë,
të na gradosh
së shpejti
në “stërgjyshër...
Kemi dëshirë të paskajshme
e tepër shpresë...
Teksa po shkruaj,
jam duke kundruar këtë fotografi,
ku me shkëlqim nusërie
na e gëzon shpirtin ti me syrin vezulltar
e ballin farfuri.
Dhe gradimin tonë prej teje
po e ndiejmë më pranë se kurrë;
Janë të mjaftueshme
për këtë lloj gradimi:
Dy “firma e një “vulë”... si gjithë njerëzia...
të prirë