>
LETERSISHQIP

Brenda Meje Flet Lasgushi

Sa u ula mbi një gur
ledhit të arës me gjethishte,
më tha zemra... bërë zhur:
“Merr një këngë zagorishte!”

M’erdhën këngë, plot avaze;
Ndeza këngë luledritë...
Edhe këngë plot maraze
ardhur-o nga thellësitë...

Fill i vetëm po këndoja
Dhe ia merrja dhe ia mbushja."
S’ më pushonte fare goja:
“Më zu gjarpërusheja...!”

Eh, kjo këngë, këto vargje...
edhe sot shpirtin ma mbushin...!
I këndoj edhe kënaqem.
Brenda meje flet Lasgushi...
Shkëputur nga vëllimime lirika të zgjedhura: VEZULLORE" - "Albin" - 2011