>
LETERSISHQIP

Bukurosheve Të Lagjes

Vajza, të bukura vajza,
me shkëlqim te faqja,
pse, moj, pse na ikni,
na ikni nga lagjia?
Ku t’i çlodh syt’ unë,
tek rri
si i mpirë?
Gatiteni të shtunë
Të diel merrni – arratinë...!
As më thoni, o nuse taze
Ç pasuri merrni ju me vete?
Merrni më të ëmbëlat “naze”,
Çltërsi e plot lezete...
Prindërit e përmallur
Ngelën shul në derë
Duken si të mardhur,
që s’u shohin përherë...
Shkuat e morët me vete:
t’ëmblat buzëqeshje...
Oh, buzëqeshje
të gëzuara,
të çiltra,
të vezulluara.
Hakçe-hakçe, të them dua:
Ju, vajza, s’kishit të çmuar.
Lum pragu ,
ku kini shkuar!
Zoti ju u ka dhënë bekim...
siç u ka dhënë prarim...
Morët syçkat rrezellore
edhe fjalët ëmbëlshore.
Lagjia ka edhe të tjera,
por do fryjnë,
kur u vjen hera…
Pa më thoni, faqelule:
ç’lezet ka
Nj’ ballkon pa lule?!
Kur i shkon lagjes lezeti,
çdokënd e kaplon sikleti…

Keni të drejt’ të më thoni;
“C’flet kështu, or plak?”
Kurse une them:
“Pyesni ,
kë të doni;
Nginjen syt’ ndopak?!