>
LETERSISHQIP

Mburrja

Mburrja shkoi duke gjëmuar
mbi një kalë kalëruar.

Shkoi… po ku shkonte, vallë?
Apo s’kish një kalë me shalë!

Mburrja mbi kalë hazdisej.
Sa dhe kalin e bezdiste.

Hundën lart – si rrufepritëse.
Uiski, shampanjë rrufiste.

Dhe thosh mburrja: “Unë jam.
Cilindo ndën vete e kam.

SDhtonte mburrja: “Unë s’gaboj.
Me të thjeshtët jam njëlloj.

Ja, e shihni… në kuvend
fjala ime peshon rëndë…
Ja, e shihni… çdo hendek;
pa hiç ndihmë e hedh vetë.

Këto fjalë, a ì tha,
hop-pëlltuq nga kali ra.

Thjeshtësia ballëdjersitur
iu afrua për ta ndihur.

“Ç’të gjeti, mburrje, kjo gjëmë?
Erdhe hipur si kadënë.
Tani do kthehesh në lëmbë…!”