>
LETERSISHQIP

Gishtrinjtë

Si gardh – të pestë brenda dorës
meditojnë herë-herë gishtrinjtë.
Kujtojnë, si u bindën nëpër kohë…
Pa fshehur gjë… ashtu të dëlirë…

Nëpër kohë të ndryshme të pestë:
Përherë shërbëtorë të trurit…
Ashtu siç kthente truri “fletë”
Nën urdhra gishtrinjtë ì vuri.

Dikur ndërej dora lart.
Gishtrinjtë krehër shtrirë lkrejt.
SDipas trurit goja thirrte; “Hajt!”
Për FYHRER, Duçe… apo dreq…

Një goxha kohë thyhej krahu
si “Z” mbi bark a mbi zemër.
Ashtu e donte “Dera” a “Allahu”,
të shquhej kush qe dhe me ç’emër…

Më pas për gati pesëdhket’ vjet
të pestë gishtrinjtë u mblodhën grusht.
Tregonin, ndoshta, bashkim apo besë.
Apo “topuz”, kur nuk bindej ndokush…

Tek vendi ì shqipeve ndërruan stinët.
Dy gishtat përpjetë si flamur
për fitoren… (Liri-demokracinë);
Apo këmbët në “bigë” si dikur!?

Sot shpesh dora ngrihet kuturu.
Gishtrinjt’ sikur lozin “tra-la-la”.
Gjoja si pa ideal e pa tru…
Gjasme “përshëndetje” bëjnë ata.