>
LETERSISHQIP

Hapësirat

Më enden ca dëshira:
Me syt’ e mi
të thith nektar
në buzët e tua.
Me buzët e mia
t’u ter lagien
syve të tu të lotuar…
Tejet hapen hapësirat.
E si mund t’ì frenosh
dëshirat…?