>
LETERSISHQIP

Ku Ka Folur Shqip I Pari

Sot nuk po flas me gjuh’ partie
Dhe as t’i bëj karshillëk shtetit.
Po flas me gjuhë shqiptarie,
Bubullima lëshon dinjiteti…

Sot çdo shqiptar me gjak shqiptari
E ka një xhëng dhe një maraz:
Aty ku shqipen shprehu i pari,
Veç shqip të shprehet dhe më pas.

T’kërkosh sot ç’të kanë grabitur,
Nuk mund të quhet babëzi.
Ndër mote historia ka lajthitur
Ajo ka rendur n' boshati…

Sa jetë me vlerë janë shuar
për strehën e moçme shqiponjash…!
Flijim për gjuhën e bekuar
Sa emra kanë ndritur mes llohrash…!

Këtu ku ka folur shqip i pari
Serbes e rrëfejnë trojet vetë.
Aty e ka strehën shqiptari
Dhe jo të dytë e të tretë…

Ku lindur është gjuha shqipe
Aty e gjen vetveten Kombi.
Jo gjah etjesh diplomatike
Mëkat që shëmton tejet Globin.

E gjen shqiptarin në anë të anës
Krenar flet: “Jam Shqiptar!”
Kështu thot; maqedonsi dhe çami.
Kështu dhe shqiptari kosovar…

Sot shqiptarët e diasporës
Flamurin, gjuhën mbajnë lart.
Gjithkund nëpër viset e botës
Në shpirt Ribashkimin mbart.

Rimbledhje e zërave shqipfolës
Shqiponja të flasë me një zë.
Dhe sa ende rrjedha e kohës
Na don të ndarë edhe më…?

Vet’ koha ndriçon të vërtetën:
Shqiptarët e në gen ngado janë
S’e quajn’ aspak normale jetën,
Të ndarë kot prej vendit amë.

Dëgjojmë shpesh të flitet, shkruhet
Me zjarr për Bashkim Kombëtar.
Mos, vallë, më saktë të thuhet :
Kërkojm’ Ribashkim Kombëtar…?

Kudo ku foli shqip i pari
Duke nisur nga pellazgjishtja.
Përshpall veten me shpirt shqiptari
Krenare n’flamur flatron shqipja.

Kundrejt një Shqipërie fragmentare
Cdokush për SHQIPERINE NATYRALE...!
PIKËPAMJE PËR FANTAREPPORTAZHIN
“Mysafirët e Rinj të Çajupit”