>
LETERSISHQIP

O Çajup, Bahçe Me Lule!

Për Çajupin Kryepllajë
O sa shumë është shkruar!
Nëpër shekuj, dhjetvjeçarë.
Gjithkush është mrekulluar…

Refereni pas çdo strofe:
O Çajup,
bahçe me lule,
Ke të ardhmen
me fatlume!

Si një magje gjelbëroshe
Një gjigand – anfiteatër…
Me burime nëpër qoshe
Si në garë me Parajsën.

Aty malet ngjajnë kodra
Një sekret i lartësisë…
Aty fusha është si sofra
Me të gjitha mirësitë…

Aty nuk mbahet blerimi
Cep më cep të çlodhen sytë.
Aty ajri ka strehimin;
Më i pastri në Orbitë.

Çelur lulet – male e pllajë
Kush të ket’ ngjyra më tepër
Aty shpatet çfarë s’mbajnë…!
Caj e lule, bar të gjelbër.

Le pa le kur nëpër shpate
Marrin vrapin dhentë, dhitë…!
Blegërimat nuk përmbahet
Nuk përmbahen bukuritë…

S’ësht’ çudi dhe perënditë,
Për t’u çlodhur sa më hijshëm
Do të zbresin ndonjë ditë
Te ky vend fort i magjishëm…