>
LETERSISHQIP

Mosha

Vjen një çast i trishtë në moshë
kur plakemi sa prindërit tanë.
Dhe papritur zbulojmë në një sirtar,
të harruar,
fotografinë e gjyshes kur qe katërmbëdhjetëvjeçe.

Ku gjëndet koha, ku ndodhemi?
Ajo vajzë e vogël
që e mbajmë mend vetëm si plakë,
vdekur pesëdhjetë vite më parë,
është në fotografi mbesë e mbesës tënde,
jetë ende e pa jetuar, e ardhmja,
rinia që jeton dhe rinohet
tek të tjerët.

Sikur historia të jetë ndalur për një çast.
Luftëra, kasaphana
dhe fjala vdekje as që mendohet.

Nuk jetohet as më parë as më pas.
Nuk ka përzgjedhje në jetë.
Ku unë jam plak
dhe gjyshja ime vajzë e vogël.
Shqipëroi Maksim Rakipaj