Këngë

Dielli me monedha ari
ma mbushi zemrën një ndajnateherë
U ngrita natën për t’i parë:
s’kishin fare vlerë!

Hëna me monedha argjendi
një mëngjes-herë ma mbushi shpirtin
U ngrita natën për t’i parë:
fare vlerë s’kishin!

Nga ky luadh me lule, tani krejt i përdiellur,
shpërthen me vrull drejt teje i trishti shpirti im;
mbrëmja bie ngadalë në ajrin tingujdredhur,
një iluzion i lashtë rekëtin në perëndim.

Marrëzia e plagës sime më bëka të pamatë
të ndritshëm e të artë, si det të shqetësuar;
te ti kthehem sërishmi n’agim të kësaj nate,
nga dielli përflakur, nga qielli parfumuar.

- poezi nga Juan Ramón Jiménez


Nuk ka akoma asnjë votë




Më shumë nga Juan Ramón Jiménez