>
LETERSISHQIP

Mjegullave Të Coptuara

Kur humba mes ikuinoksit kohë
lashë pas një krisje të çjerrë
mjegullave të coptuara
dritareve të galaktikës
jehonës së pashprehur
labirinteve komplikuar në shpirtra të arratisur.
Zhgënjimi shfrynte më pas lumenj të kripur
xhamave pa jetë,
ku një kandil i harruar
përflakte dritëzën shpresë
që si shëmbëlltyrë e zbritur nga qielli
reflektonte jetë…!