>
LETERSISHQIP

Zgjohem

lidhur në fije merimange
relikte harresës
në hapësira bosh..mbushur mjergull
Me shikimet mbuluar flokësh
trazuar kujtimesh të venitura
që zgjohen kalimthi …

në ndjekje të një vegimi

I hershëm përjetim… ngjyrash e imazhesh
që kapërcejnë distanca kohërash
me hapa të rëndë gjigantësh…

Fundosur ndjesish
ndër rrënjë – metastazë lidhur në vrazhda shpirti.
që kërkon shpëtim atje … përtej imagjinatës

Në një feksje të dridhur
aurorash shpresë

ti shfaqesh dritë
E lehtësisht në qiej ngrihem
yjesh ndizem,
dëshiren prek…