>
BIOSHQIP
Biografia
Justin Randall Timberlake, shumë herë i njohur si JT, është një këngëtar amerikan i rrymave POP, R&B dhe një aktor. Ai e fitoi famën kur ka qenë pjesë e grupit N'Sync. Në vitin 2002, ai shiti albumin e tij të parë solo, të quajtur Justified. Justin Timberlake pati fat me këtë album, pasiqë shiti 7 milion kopje! Suksesi vazhdoi me albumin e tij të radhës FutureSex/LoveSounds në të cilin gjenden hitet botërore siç janë Sexyback, My Love, What Goes Around etj.