TEKSTESHQIP

Jusuf Gervalla
Maji
Lyrics

Ditët m'kaluan me l....
mbante një kapelë ngjyrë hiri
në muajin maj, maj, maj,
ishim taku'

Më vonë takova Dafinën,
Vjosën, Valbonën dhe Shpresën,
lulëzonte maji, maji, maji,
lulet kanë çel' për bukuri

M'kaploi dëshira dikah për t'u tretë
me të shpejtë botën shëtita
shpesh të pikëlluem m'ka gjetë muaji maj
në ndonjë skutë të kësaj bote

Kthehem prapë në shtëpinë time,
rrugët si më parë buzëqeshin,
prapë muaji maj, maj, maj,
më ledhaton

At'botë pranë meje qëndronte,
vogëlushja me sy pranvere,
po si ky maj, maj, maj,
më ka gëzu'

Po t'i shikoj flokët e saj,
sytë n'bukuri do t'i laj
më t'bukurin maj, maj, maj
n'buzëqeshje t'saj

Pse po e fsheh tash shikimin,
n'zemër më zgjove dyshimin
pse n'muajin maj, maj, maj,
më sjell dyshim, mos më mundo

..... ajo m'shikon
prapë më buzëqesh si më parë,
tash n'muajin maj, maj, maj,
ngela pranë saj

...... përvidhet
kur m'thotë "zotni i vjetër",
ish' muaji maj, maj, maj,
më i bukuri maj,
kaloi me faj.